Britania e Madhe pritet që të vaksinojë qytetarët e parë me doza të produktit të Pfizer/BioNTech për koronavirusin këtë të martë.
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në vend u ka dhënë përparësi vaksinimi personave mbi 80-vjeç, personeleve mjekësore dhe stafeve e rezidentëve në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, raporton Reuters.
Kujtojmë se Britania e Madhe është vendi i parë që aprovon për përdorim të gjerë vaksinën e prodhuar nga Pfizer/BioNTech, e cila duhet të ruhet në -70C (-94F) dhe mund të zgjasë vetëm 5 ditë në frigoriferët e zakonshëm.
Për këtë arsye, si fillim, vaksinimi do të kryhet në 50 spitale. Rreth 800,000 doza pritet që të jenë të disponueshme në javën e parë. s.b/abcnews.al/