Boris Johnson pritet të njoftojë datën e përfundimit të karantinës së dytë kombëtare

schedule15:43 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:43 - 23 Nëntor, 2020

Boris Johnson do të prezantojë masat e reja anti-Covid në Britaninë e Madhe me shpresën që përhapja e virusit në vend mund të vihet nën kontroll. Lajmi vjen në një kohë kur një tjetër vaksinë kandidate për koronavirusin ka rezultuar të jetë efektive.

Në një deklaratë për mediat këtë pasdite, kryeministri britanik pritet që të konfirmojë datën e përfundimit të karantinës së dytë kombëtare që do të zgjasë deri më 2 dhjetor.

Por, ndërsa dyqanet me dekore Krishtlindjesh dhe bizneset e tjera e palestrat do mund të rihapen, pub-et dhe restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërsa, mbledhjet e familjarëve në grupe të vogla për sezonin festiv do të lejohen.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Britania e Madhe numëron 1.5 milion të infektuar dhe 55,024 viktima nga Covid-19. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!