COVID-19 bllokoi spitalet, mjekët japin alarmin për sëmundjet e zemrës: Vijnë rëndë

schedule16:06 - 12 Maj, 2020

schedule 16:06 - 12 Maj, 2020

Me hapjen graduale të vendit mjekët kardiolog thonë se po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh me probleme në zemër. Madje pacientët shprehen se po i shkojnë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Rastet tregojnë bluzat e bardha janë përqendruar dhjetë ditët e fundit pasi më herët shërbimi shëndetësor ishte i bllokuar për shkak të koronvirusit.

Koha është muskul thonë mjekët e zemrës të cilët gjatë izolimit për shkak të Covid-19 e kanë ndjerë më tepër domethënien e kësaj shprehje tek pacientët e tyre.

Ata kanë kërkuar ndihmë vonë na tregon mjekja kardiologe në Spitalin Amerikan 2 Nereida Xhabija duke rrezikuar shëndetin e shpesh duke mos i dhënë mundësi mjekëve për të vepruar si duhet.

“Procedura të zemrës për të hapur enët e gjakut për të planifikuara janë reduktuar në masën 80%. Në urgjenca është zvogëluar numri i të sëmurëve që janë paraqitur, me 30%.  Kjo nuk do të thotë që nuk ka të sëmurë kardiakë. Në kemi bërë 3-fishin e procedurave që janë bërë në këtë kohë vitet e kaluara. Kjo kohë konsiderohet si një bombë kohore për pacientët kardiakë”, shprehet mjekja kardiologe.

Kjo bombë në raste të caktuara ka shpërthyer pasi sipas Doktores së Shkencave Mjekësore, zinxhiri shëndetësor, nga mjeku i familjes tek ai specialist e deri tek spitalet terciare këto kohë pandemie të koronavirusit nuk ka funksionuar.

“Sa më shumë vonohet pacienti aq më shumë dëmtohet muskuli kardiak dhe nëse dëmtohet muskuli kardiak, pavarësisht procedurës, suksesi nuk është i garantuar. Do të ketë komplikacione dhe në muajt apo vitet e ardhshëm kjo përkthehet në vdekje apo invalidizim të pacientëve. Ne e kemi të nevojshëm një zinxhir mes mjekut primar, mjekut kardiolog në rrethe dhe më pas paraqitjen në qendër terciare. Duke u prishur ky mekanizëm, kemi pasur pacientë të munguar”, sqaron ajo.

Përpara një situate të tillë mjekët kardiolog i bëjnë thirrje qytetarëve të mos vetë interpretojnë shenjat, por të kërkojnë ndihmën të specializuar, pasi zemra sipas tyre çon në fatalitet ashtu si dhe Covidi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!