Courtois nxjerr gënjeshtar Tedescon, portieri belg tregon të vërtetën e largimit nga kombëtarja

schedule12:59 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:59 - 20 Qershor, 2023

Ditën e djeshme situata e Thibaut Courtois me skuadrën kombëtare të Belgjikës ka bërë zhurmë në të gjitha mediat, pasi thuhej se portieri belg ishte larguar nga grumbullimi pasi nuk ishte dakord që Lukaku të mbante shiritin e kapitenit, por duhej ta kishte ai.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Estonisë, tekniku i Belgjikës, Tedesco, pohoi se Courtois ishte larguar nga grumbullimi pikërisht prej shirtit të kapitenit.

Gjithsesi, këtë version e hedh poshtë vetë portieri 31-vjeçar i cili del kundër trajnerit Tedesco dhe shprehet se u largua nga kombëtarja për shkak të një dëmtimi në gju.

“Jam shumë i zhgënjyer me ato që thotë trajneri pasi nuk tregohet e vërteta. Të jesh apo të mos jesh kapiteni i Belgjikës nuk është një çështje që reflekton dëshirën personale të dikujt, për këtë vendos trajneri dhe më pas është ai që i thotë vendimet skuadrës. Këtë kam dashur t’ia bëj të qartë edhe trajnerit, por mesa duket nuk e ka kuptuar dhe kjo do të thotë se unë nuk e kam arritur qëllimin tim.

Kam bërë një kontroll së fundmi sepse kisha probleme me gjurin. Stafi mjekësor i klubit tim si dhe ata të kombëtares kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe në fund dolëm në përfundimin se do të ishte më mirë që mos vazhdoja grumbullimin me kombëtaren”, është shprehur Courtois./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!