Courtois: Mjaft me thashetheme, nuk jam i sëmurë!

schedule13:37 - 11 Tetor, 2019

schedule 13:37 - 11 Tetor, 2019

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka qenë në qendër të kritikave kohët e fundit, për shkak të paraqitjeve të tij aspak pozitive me “Los Blancos”. Gjithashtu, flitej se Courtois ishte dhe i sëmurë, vuante nga akthi dhe disa simptoma tjera, por vetë gardiani belg ka mohuar gjithçka:

“Unë e di se çfarë do të thotë të jesh një lojtar elitar. Jam shumë i lumtur dhe nuk kam probleme ankthi. Kërkoj nga mediat të mos publikonjë gënjeshtra dhe marrëzira për gjëra të tilla, sepse në fund të ditës, ka njerëz që vërtetë vuajnë nga ato probleme.

“Jam i lumtur dhe po stërvitem fort. Dua t’u jap gëzim tifozëve të Real Madridit. Njerëzit në Santiago Bernabeu janë gjithmonë një audiencë e jashtëzakonshme”, përfundoi Courtois./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!