Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, është në një lidhje të re dashurie. Mediat spanjolle janë të sigurt për këtë lajm dhe bëhet fjalë për Mayka Rivera, e cila është bërë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në programin televiziv “La isla de las tentaciones”.
Sipas raportimit të “Marca”, çifti është parë së bashku disa herë dhe marrëdhënia e tyre është drejt fejesës. Edhe pse marrëdhënia e tyre po shkon mirë, bukuroshja ka mohuar të gjitha lajmet mbi këtë lidhje në rrjetet sociale.
“Të gjitha thashethemet në lidhje me një marrëdhënie të mundshme me Courtois janë krejtësisht të rreme”, shkruan Mayka. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ata do të kenë realisht një lidhje apo deklarata e modeles është e vërtetë. /abcnews.al