Juventus dëshiron ende të përmirësohet në sulm dhe nga Italia raportohet se shënjestra e radhës për kampionët në fuqi është Diego Costa.
Braziliano-spanjolli ndërpreu ditën e sotme kontratën me Atletico Madrid gjashtë muaj para përfundimit të saj dhe nga dita e premte mund të firmosë me cilin klub të dëshirojë si lojtar i lirë.
Juventus dëshiron ta bashkojë Costan me ish-shokun e tij të skuadrës te Atletico Madrid, Alvaro Morata dhe të dy mund të luftojnë me njëri-tjetrin për një vend në formacion. Për Costan interesohet edhe Arsenali. /abcnews.al