Stafeta e fundit për sulmin e Intërit është gati. Correa te Marseille është duke u mbyllur. Palët kanë plotësuar procesverbalet dhe palët priten të finalizojnë gjithçka ditën e sotme me formulën e huazimit dhe me të drejtë blerje në fund të sezonit për 15 milionë euro.
Në korsinë e kthimit duket në horizont Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian është duke pritur një telefonatë nga drejtuesit e Interit për t’u rikthyer e për të firmosur një kontratë vjetore që të vihet menjëherë në dispozicion të Inzaghit.
Sanchez pati një sezon fantastik te Marseille sezonin e kaluar, duke u bërë menjëherë lojtari më i rëndësishëm i klubit francez./h.ll/abcnews.al