Joaquin Correa do vetëm Interin dhe e ka shprehur hapur, çka është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.
Zikaltrit gjithsesi janë larg tij, pasi kryeqytetasit duan 40 milion euro për transferimin e sulmuesit.
Mediat në Itali kanë raportuar se oferta e Interit është 5 milion euro për huazimin dhe 25 milion euro të tjera për të kompletuar blerjen verën e ardhshme.
Sikurse kuptohet palët janë larg dhe kampionët e Serie A mendojnë edhe për një plan B, që duhet Andrea Belotti.
Sulmuesi po flet me Torinon për rinovimin dhe deri më tani nuk ka marrëveshje. Një ofertë e mirë do e çonte atë në Milano dhe duhet pritur të shihet se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al