Një pallat 5 katësh u hodh në erë mesditën e kësaj të premteje nga Inpektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
I ndërtuar para viteve ‘90, ai nuk banohej prej gati 3 dekadash dhe ishte në gjendje mjaft të amortizuar.
Për shembjen e tij u përdorën 30 kilogramë lëndë eksplozive, të vendosura në 1500 furnela (vrima) të hapura.
Punonjësit e IKMT po bëjnë verifikime nëse ka patur dëme nga shpërthimi tek banesat pranë pallatit të shembur. /abcnews.al