Që pas përhapjes së Covid-19 në Europë, të gjitha Federatat e Futbollit vendosën të pezullonin kampionatet. Vetëm Premier League nuk e bëri një gjë të tillë dhe kërkonte t’i luante takimet me dyer të mbyllura. P
or, menjëherë pas konfirmimit se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ishte pozitiv me Coronavirus atëherë drejtuesit vendosën pezullimin e mënjëhershëm.
Ky veprim nuk i ka përlyqer aspak ish-lojtarit të kombëtarës, Wayne Rooney. Anglezi që tashmë aktivizohet në Championship në radhët e Derbyt, ka folur me tone të ashpra ndaj FA.
“Për lojtarët, stafet e klubeve dhe familjarët e tyre ka qenë një javë e vështirë. Ne nuk u trajtuam mirë nga qeveria dhe Federata’’, janë fjalët e para të 34-vjeçarit.
‘’Pse duhet të prisnim deri të premten. Duhej të dilte faatkeqësisht rasti i Artetës që Federata të bënte gjënë e duhur. Vetëm pas mbledhjes urgjente u mor vendimi që duhet të ishte marë që në fillim. Të gjithë ne jemi trajtuar si derrat e Guinesë’’, mbyll Rooney. /abcnews.al