Coronavirusi shkon edhe tek Arsenali, shtyhet ndeshja me Manchester City

schedule08:06 - 11 Mars, 2020

schedule 08:06 - 11 Mars, 2020

Manchester City-Arsenal nuk do të zhvillohet sonte dhe kjo është zyrtare. Klubi i Arsenalit ka dalë me një komunikatë ku zbulon edhe arsyen e shtyrjes së kësaj përballje, që pritej të ishte mjaft interesante. Shkak është bërë Evangelos Marinakis, presidenti i Olympiacos, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Arsenali 13 ditë më parë u përball me gjigantin grek dhe një pjesë e lojtarëve të skuadrës angleze kanë pasur kontakt me të. Edhe pse thuhet se rreziku është i vogël për lojtarët e tyre, është parë e udhës që kjo ndeshje të mos luhet. Kështu nuk rrezikohet ndonjë lojtar tjetër nëse ndokush e ka marrë Coronavirusin.

Klubi Arsenalit bën me dije se po ndjekin udhëzimet e qeverisë, që rekomandon që kushdo që ka pasur kontakt me dikë që ka marrë virusin, duhet të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë. Kështu, Premier League e ka parë të udhës ta shtyjë takimin City-Arsenal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!