Një tjetër personazh i botës së sportit del pozitiv në COVID-19. Bëhet fjalë për trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta. Klubi londinez e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një komunikate të publikuar pak çaste më parë.
Arsenali ndodhej në karantinë, për shkak se një pjesë e lojtarëve dhe stafit takuan në ndeshjen e Europa League presidentin e Olympiacos, i cili gjithashtu ka rezultuar me Coronavirus.
Kështu shtohet numri i personave të prekur nga virusi i ri nga bota e sportit. Në Itali është prekur mbrojtësi i Juventusit, Rugani Daniele, dhe lojtari i Sampdoria, Manolo Gabiadini. / abcnews.al
Club statement: COVID-19
— Arsenal (@Arsenal) March 12, 2020