Coronavirusi/ Klubi i Superiores: FSHF mendoje mirë, të ndalim futbollin

schedule09:55 - 12 Mars, 2020

schedule 09:55 - 12 Mars, 2020

FSHF vendosi pak ditë më parë që Superiorja dhe çdo ndeshje në vendin tonë të luhet pa tifozë, por kjo nuk është se e parandalon përhapjen e Coronavirusit. Virusi i famshëm ka mbërritur në vendin tonë dhe deri më tani janë konfirmuar 15 raste, si dhe ka shkaktuar viktimën e parë. Nisur nga situata në të cilën është përfshirë vendi ynë dhe e gjithë bota, klubi i Laçit ka dalë me një qëndrim dhe kërkon nga FSHF që të ndalojë futbollin e luajtur, pasi kështu do të rrezikohet edhe më shumë.

DEKLARATA E LAÇIT – “Të ndodhur në një situatë të vështirë prej COVID-19, të gjithë e kanë parë se si shumë shtete të zhvilluara kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti sportiv. KF Laçi kërkon publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ta marrë seriozisht gjithçka po ndodh anembanë botës dhe të merret në konsideratë pezullimi i futbollit edhe në vendin tonë.

Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë futbollistët dhe stafin, të gjithë ata që duhet të bëjnë një punë të përditshme për të qenë gati për ndeshje. Kjo e rrit mundësinë që edhe futbollistët të preken nga Coronavirusi. Udhëzimet janë të qarta: “Qëndroni në shtëpi”. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që merren me futboll në vendin tonë.

Arsyet pse duhet ndalim janë të shumta, duke nisur nga shëndeti. Ai është i pari dhe bota e sportit duhet të përcjellë mesazhe ndaj popullatës. Së dyti, në kushte të tilla, ku do të luhet pa tifozë, futbolli e humb bukurinë dhe arsyen pse zhvillohet.

Së treti, gara nuk besojmë se do të dhurojë rezultatet të drejta, në kushtet ku të gjithë ne mendjen do e kemi te përballimi i kësaj situate, te fakti se si është gjendja e familjarëve dhe e të afërmeve tanë.

Së katërti, po nëse ndodh që ndonjë futbollist të preket nga Coronavirusi? Kështu do jepnim kontribut negativ në përhapjen e këtij virusi, që për momentin ka nënshtruar botën dhe ka shkaktuar me mijëra viktima.

Mund të gjenden me dhjetëra arsye se pse edhe në Shqipëri do të duhet ta ndalojmë futbollin, ndaj edhe njëherë i bëjmë thirrje FSHF-së që ta mendojë diçka të tillë, sikurse u kërkojmë edhe klubeve të tjera të mbajnë një qëndrim dhe bashkërisht të marrim vendimin e duhur për shëndetin e futbollistëve, stafeve teknike dhe mjekësore, si dhe të drejtuesve të klubeve e zyrtarëve të ndeshjeve. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B9oK41-gYFm/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!