Coronavirusi/ Interi në karantinë, Rugani: Jam mirë, njerëz më dëgjoni

schedule08:14 - 12 Mars, 2020

schedule 08:14 - 12 Mars, 2020

Daniele Rugani, futbollisti i Juventusit, ka dalë pozitiv me virusin COVID-19. Klubi bardhezi e ka njoftuar diçka të tillë përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Vetë mbrojtësi ka bërë edhe një reagim, ku bën me dije se është mirë dhe u bën thirrje njerëzve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

“Me siguri i keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua t’i siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua: jam mirë. U bëj thirrje të gjithëve të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim. Le ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë”, shkruan Rugani në llogarinë e tij në “Twitter”.

Juventusi në fundjavë luajti me Interin dhe ka pasur lojtarë që kanë pasur kontakte me Ruganin. Kështu në kampin zikaltër ikanë mbyllur përgatitjet dhe klubi italian ka dalë me një njoftim në orët e vona të ditës së djeshme.

“FC Internazionale Milano njofton se, pas deklaratës së Juventus FC në lidhje me pozitivitetin e lojtarit Daniele Rugani me COVID-19, të gjitha aktivitet janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Klubi po merr hapa për të përgatitur të gjitha procedurat e nevojshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!