Evangelos Marinakis ishte presidenti i parë i një klubi futbolli të rëndësishëm që u prek nga Coronavirusi. Më parë edhe kreu i klubit të Novara, Maurizio Rullo, kishte dalë pozitiv me COVID-19. Tashmë e pëson edhe një tjetër president klubi, këtë herë në Bullgari.
Kiril Domuschiev, pronari i Ludogorets, ka konfirmuar që është izoluar. Ai bën me dije se fillimisht kishte dalë negativ, por bëri edhe një test tjetër pas probleme shëndetësore dhe tani i duhet të mbroshtë virusin e ri që është përhapur në shumë vende të botës.
“Të dashur miq, pas një testi të parë negativ me COVIC-19, ndjeva shqetësime më pas. Bëra sërish testin dhe ishte pozitiv. Pas kërkesës për karantinë, jam izoluar dhe aktualisht jam duke u shëruar. Faleminderit punonjësve shëndetësorë që po kujdesen për mua.
Besoj se së shpejti do të jem i shëndetshëm, së bashku me ju. Kini vëmendjen, ndiqni të gjitha rregullat, por mos u shqetësoni. Do ta luftojmë edhe këtë virus”, shkruan Domuschiev në rrjetet sociale. /abcnews.al