Tjetër lojtar i Bundesliga pozitiv me Coronavirus. Luca Kilian i Paderborn u konfirmua disa ditë më parë pozitiv me COVID-19, ndërkohë që tani bëhet me dije se edhe një futbollist i Hertha Berlin është prekur nga Coronavirusi.
Klubi gjerman ka dalë me një deklaratë, ku mbahet sekret se cili prej lojtarëve të tyre është prekur: “Një nga lojtarët tanë, fatkeqësisht ka dale pozitiv me Coronavirus. Të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafi do t’i nënshtrohen periudhës së izolimit 14-ditore, sikurse edhe rekomandohet.
One of our players has unfortunately tested positive for Coronavirus. All players, coaches and backroom staff will now undergo the recommended 14-day isolation period. pic.twitter.com/vQcv7R7x9f
— Hertha Berlin (@HerthaBSC_EN) March 17, 2020
Ka edhe drejtues të lartë të prekur nga Coronavirusi. Më parë janë konfirmuar presidentët e Federatave të Futbollit në Serbi e Zvicër, kurse tani bëhet me dije se edhe Kozo Tashima, presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit, ka dalë pozitiv me COVID-19. /abcnews.al