Sulmuesi anësor i Sevilla, Suso, mund të quhet plotësisht një lojtar i abdaluzianëve, nëse ky sezon nuk do të përfundojë. Federata Spanjolle e Futbollit e ka pranuar se nëse nuk luhet sërish, atëherë për bazë do të merret renditja aktuale.
Kjo do të thotë se Real Madrid, Barcelona, Sevilla dhe Real Sociedad do të luajë në Champions League. Kështu spanjolli i huazuar nga Milani në merkaton e janarit do të blihet me detyrim nga klubi spanjoll, pasi në rast kualifikimi në Champions, aktivizohet klauzola për transferim të detyrueshëm të Suso.
26-vjeçari shkoi nga kuqezinjtë për 18 muaj huazim, por mesa duket do të qëndrojë përfundimisht në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Klubi spanjoll do të duhet t’i paguajë Milanit rreth 20 milionë euro për kartonin e Suso. /abcnews.al