Çorapet e grisura, një tekë e lojtarit apo motiv shëndetësor?

schedule22:14 - 11 Nëntor, 2023

schedule 22:14 - 11 Nëntor, 2023

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa futbollistë luajnë me çorape të grisura gjatë një ndeshjeje futbollit? Për këtë ka tri arsye mjaftë të veçanta.
I fundit është Jude Bellingham, ndërsa para tij e kishin bërë edhe Kyle Walker, Danny Rose dhe Ezequiel Garay.

Madje ky i fundit u detyrua të ndërronte çorapet e tij për një palë të reja, pasi gjyqtari mendoi se çorapet e grisura nuk përfaqësonin kodin etik të veshjes sportive.

Arsyeja e parë, siç shpjegon “BFM TV” në Francë, problemi mund të jetë ngjeshja e muskujve të këmbës, veçanërisht për lojtarët që janë më të dobët në fizik. Hapja e vrimave do të çlironte tensionin e ushtruar nga çorapet dhe për këtë arsye do të shmangte problemet e muskujve dhe ngërçet.

Arsyeja e dytë, vjen si sqarim nga viti 2012, kur mjekët e intervistuar nga gazeta spanjolle “AS” kishin një mendim të ndryshëm, duke nënvizuar se shpimi i çorapeve ishte më shumë një ndihmë psikologjike për të parandaluar dëmtimet.

Arsyeja e tretë është moda. Shumë prej lojtarëve e bëjnë që të duken më kreativ apo artistik./ h.ll/abcnews.al