Ishte padyshim një fitore fantastike.
“Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një sukses të madh në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Coppa Italia, teksa në “Allianz Stadium” të Torinos kanë mendur me rezultatin 4-0 skuadrën e Cagliari.
Sipari i golave u çel nga “bomberi” serb Dusan Vlahovic në minutën e 44’-t të sfidës, ndërsa për të vulosur triumfin spektakolar të “Zonjës” menduan Teun Koopmeiners, Francisco Conceicao e Nicolas Gonzalez në minutat 53’, 80’ e 89’.
Falë këtij triumfi të madh tashmë “gjigantët” e Serie A kaluan në fazën çerekfinale ku përballë tyre do të jetë Empoli i Ardjan Ismajlit. /i.m /abcnews.al