Coppa Italia/ Bologna bën “poker”, “Kuqeblutë” kalojnë lehtëshëm pengesën “Monza”

schedule20:56 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 20:56 - 3 Dhjetor, 2024

Fitorja ishte e pritshme, ama një rezultat i tillë ishte spektakolar.

“Emiljanët” e Bologna kanë arritur të shënojnë plot 4 herë në portën e Monza, pasditen e kësaj të marte, në arenën e “Renato Dall’Ara” duke arritur kështu fazën çerekfinale, të këtij edicioni, të Coppa Italia.

Protagonisti absolut ishte padyshimi “ylli” argjentinas Santiago Castro, i cili asistoi tre golat e parë për Tomasso Pobega, Riccardo Orsolini e Dominguez, në miuntat 22’, 39’ e 63’, si dhe dërgoi vetëm topin në rrjetë në minutën e 76’-të.

Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezultati Bologna siguron çerekfinalet e Coppa Italia, teksa është në pritje të sfidës Atalanta-Cesena, për të mësuar kundërshtarin e radhës. /i.m /abcnews.al