Aksidenti tronditi Tiranën, shefat e policisë: 2 të plagosur ishin, s’ka vepër penale, shoferi i lirë

schedule21:00 - 5 Shkurt, 2021

schedule 21:00 - 5 Shkurt, 2021

Muaji janar në Shqipëri u mbyll me 130 aksidente me 24 viktima. Emisioni “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme në ABC trajtoi pikërisht këtë temë, duke hedhur në “gjyq” aksidentet rrugore.

Një nga rastet konkrete që u diskutua në emision ishte aksidenti që ndodhi pak ditë më parë te ambasada italiane, ku një i ri me shpejtësi të frikshme fluturoi me makinë duke përplasur një tjetër automjet dhe rrezikuar jetën e qytetarëve. Por cfarë ndodhi me drejtuesin e makinës? Tola tha se i riu u arrestua, ndërsa Ahmetaj u shpreh se sot është i lirë.

Mitat Tola, shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, shprehet se te aksidenti nuk shikon vepër penale. “Personi është arrestuar, pavarësisht se nuk është vepër penale në gjykimin tim, se ka dy plagosje të lehtë. U arrestua”. Por a është e mjaftueshme kjo? “Policia ka në dorë ndëshkimin dhe çuarjen në prokurori nëse ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, alkool….” tha ai.

Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj tha se aksidenti ishte një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor pa dëmtime në njerëz, edhe pse kishte dy të plagosur dhe rrezikoi jetën e të tjerëve.

Ishte një parakalim i gabuar dhe fut në semafor me të kuqe dhe për këtë shkak ndodhi përplasja, policia bëri veprimet procedurale, nuk ka ende një akt për shpejtësinë, për gjurmët… Kamerat e treguan nga pika e nisjes deri në shkakun determinant të ngjarjës.

Kemi referuar materialet në prokuroi. Presim pas hetimeve të prokurorisë për të ardhur materialet. Shkak ishte një parakalimi gabuar dhe shkelje e semaforit. Cfarë gjendje ishte? Po presim hetimet. Ajo është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor pa dëmtime në njerëz, kanë shkuar dy persona në spital dhe pas një ore kanë dalë. Nuk kemi arrestim për të bërë” tha ai.

Gazetari Spartak Koka tha se i riu që shkaktoi aksidentin “Është gjobitur 47 herë, është person i rrezikshëm në rrugë”. Mitat Tola reagoi duke thënë se disa vite më parë iu hoq patenta, por e mori sërish. “Në 2017 iu hoq leja e drejtimit, shkoi në provim dhe e ka marrë sipas rregullave”.

Por cilat janë arsyet e kaq shumë aksidenteve në Shqipëri. “Janë 3-4 faktorë në ndodhjen e aksidenteve, mos respektimi i sinjalistikës, biçiklistët dhe motomjetet, etj” tha  Erion Ahmetaj.

Mitat Tola tha se gjobat kanë dhënë efekt duke disiplinuar përdoruesit. “Nga mënyra si sillet një popull në rrugë, kuptohet cfarë populli është. Si e masim ne? Para 2 vitesh vendosëm 670 mijë gjoba, sivjet 440 mijë, ulja me 200 mijë e shqiptarëve të ndëshkuar, ulja e aksidenteve 300 më pak se viti i kaluar, tregon se kemi parandalim shumë më të mirë, jemi përmirësuar në rrugë.

Po kaloj te biçikletat, numri në Tiranë është 30-fishuar në 2 vitet e fundit” tha ai. Fatmir Hasho u shpreh se “Kemi kërkuar një orë mësimi shkollor në javë”. Më tej ai tha, se “policët nuk merren me të fortët”./ db/Abcnews.al