Copa del Rey: Reali mposht me përmbysje Villarrealin dhe vjon në çerekfinale

schedule22:59 - 19 Janar, 2023

schedule 22:59 - 19 Janar, 2023

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Copa del Rey teksa ka mposhtur 2-3 me përmbysje Villarealin.

Vendasit  zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etienne Capoue, ndërsa Samuel Chukwueze dyfishoi shifrat.

Los Blancos u rikthyen në gjysmën e dytë me Vinicius Junior i cili ngushtoi rezultatin.

Ndërsa Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’).

Për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Ceballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey.