COP28, konferenca e klimës në prag të dështimit të plotë

schedule09:38 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 09:38 - 12 Dhjetor, 2023

Konferenca e 28-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28) në Dubai është “shansi i fundit” për të përmbushur qëllimin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius në krahasim me nivelet para-industriale, paralajmëroi  i dërguari i posaçëm i SHBA John Kerry.

“Ky është COP i fundit ku ne do të kemi një shans për të mbajtur gjallë objektivin e 1.5°C,” u tha John Kerry delegatëve që debatonin për një projekt-marrëveshje të propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe që shumë vende e përshkruan si “të papërshtatshme” për shkak të mungesës së opsioneve për heqjen e lëndëve djegëse fosile.

“COP28 është në prag të dështimit të plotë,” tha Al Gore, ish-zëvendëspresidenti i SHBA dhe aktivisti i ndryshimeve klimatike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!