Cooper kalon koronavirusin, Kukësi i gëzohet rikthimit të sulmuesit

schedule15:45 - 27 Nëntor, 2020

schedule 15:45 - 27 Nëntor, 2020

Kukësi po pastrohet nga Covid-19 gradualisht. I pari që e ka mposhtur virusin famëkeq është sulmuesi Godberg Cooper. Afrikani me pasaportë italiane ka bërë tamponin dhe ka dalë negativ. Tashmë ai ka nisur stërvitjen me ekipin.

“Godberg Cooper rikthehet me ekipin! Sulmuesi italian ka kaluar me sukses Covid19 dhe në tamponin e kryer së fundmi ka rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, Cooper ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin periudhës së izolimit”, njofton klubi i Kukësit.

Momentalisht te verilindorët është i infektuar trajneri Skënder Gega, madje është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Turqi. Mbrojtësi Hetemaj ende është me Covid-19, sikurse edhe zëdhënësi i shtypit, Erjon Allaraj. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!