Conti: Nuk u dorëzova kurrë, Pioli nuk na toleron aspak

schedule14:28 - 21 Nëntor, 2019

schedule 14:28 - 21 Nëntor, 2019

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, në një intervistë për ‘Sky Sport Italia’ ka treguar gjithçka. Ish-lojtari i Atalantës duket se e ka kaluar periudhën e dëmtimeve dhe është gati të japë më të mirën për Milanin dhe kombëtaren italiane.

“Kam kaluar 2 vite të vështira, por gjithmonë kam besuar se do të arrija të kthehesha në nivelin tim. Çdo ditë që kalon unë ndihem akoma dhe më mirë dhe shpresoj që edhe Milani të bëjë të njëjtën gjë. Është koha të rikthehet aty ku i takon”, deklaron Conti.

“Trajneri Pioli? Punojmë çdo ditë intensivisht dhe nëse ti bën një gabim, ai të nxjerr jashtë. Jam i lumtur që po punoj me Piolin. Kombëtarja? Fillimisht dua të komplimentoj stafin për kualifikimin. Nëse bëj mirë këtu te Milani, atëherë besoj se do të jem në Europian. Nëse Mancini nuk më thërret, do ta shikoj nga divani im kompeticionin”, mbyll italiani. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!