Conte: Vonesa në furnizimin me vaksina “e papranueshme”

schedule23:44 - 23 Janar, 2021

schedule 23:44 - 23 Janar, 2021

Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se vonesa në furnizimin me vaksina nga Pfizer dhe AstraZeneca është “e papranueshme”.

Mediat bëjnë me dije se kompanitë kanë paralajmëruar se nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vaksinat në BE siç kishin rënë dakord për shkak të çështjeve që lidhen me prodhimin.

Conte në një reagim të tij të fundit ka akuzuar ato për shkelje serioze të kontratës. Ndërsa një tjetër zyrtar i shëndetësisë në Itali, paralajmëroi se vendi do të rishohë programin e vaksinimit nëse do të vijojnë problemet me furnizimin.

Vaksina e AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it, nuk e ka marrë ende aprovimin e BE, megjithatë rregullatori i ilaçeve i bllokut, pritet që t’i japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.

Ndër të tjera një ditë më parë një zyrtar i AstraZeneca tha të premten se volumi fillestar do të jetë më i ulët nga sa ishte parashikuar , pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende publikisht sesa e ulët do të jetë sasia e vaksinave, por një zyrtar i BE, emri i të cilit nuk bëhet publik, i tha Reuters se sasia do të ulej në 31 milionë, një shkurtim prej 60 përqind, në tre mujorin e parë të këtij viti.

Sipas po të njëjtit burim, kompania pritej që të dorëzonte rreth 80 milionë doza në 27 vendet e unionit brenda Marsit./abcnews.al