Conte u jep fund thashethemeve, konfirmon veten në krye të Tottenham

schedule20:08 - 25 Shkurt, 2022

schedule 20:08 - 25 Shkurt, 2022

Humbja e Tottenham 1-0 me Burnley shkaktoi shumë “tërmet” te “Spursat”. Pas kësaj disfate u përfol për një largim të trajnerit Antonio Conte nga skuadra angleze.

Por ka qenë vetë tekniku italian, i cili ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë trajner i Tottenhamit.

Në një intervistë për mediat angleze, Conte ka theksuar se puna është e vetmja mënyrë që skuadra të përpiqet të përmirësohet për të kënaqur edhe tifozët e saj.

“Mendoj që në këtë moment, zgjidhja më e mirë për në është që të punojmë sa më shumë dhe mendoj që puna është e vetmja mënyrë që ne të përpiqemi që t’i kënaqim tifozët tonë, t’i japim kënaqësi këtij klubi.

Është e rëndësishme që të jemi të fokusuar, e përsëris, në të tashmen. Që disa herë jam duke e përsëritur të njëjtën gjë: ne kemi nevojë për kohë, ne kemi nevojë për qetësi. Klubi është i pari që e di gjendjen tonë reale dhe klubi ma ka konfirmuar mua që ata e dinë cili është realiteti. Klubi është shumë i lumtur me punën time, për atë çfarë ne me stafin jemi duke bërë.

Ndryshimet që ne kemi sjellë këto katër muaj në këtë klub, në stërvitje, në këtë ambient. Jam i sigurt që klubi është i kënaqur shumë me atë çfarë ne po bëjmë. Por, problemi është se unë jam profesionisht dhe e di shumë mirë, përmirësimet që do t’i sjell puna e ime në të ardhmen. Por, në të njëjtën kohë, unë jam një njeri i cili dua që të kem rezultate të shpejt dhe kur humbas nuk jam shumë i lumtur. Mendoj se të qenit në këtë mënyrë ka bërë që unë të kem sukses në karrierë fillimisht si lojtar dhe mandej si trajner”, ka theksuar Conte. /f.a/abancews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!