Conte: Respekt për Sevillan, ka vetëm një mënyrë për t’u futur në histori

schedule18:04 - 20 Gusht, 2020

schedule 18:04 - 20 Gusht, 2020

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në konferencë për shtyp para finales kundër Sevilla, që luhet nesër. Strategu i zikaltërve, u shpreh: “Unë mendoj gjithmonë për klubin, kërkoj t’i përgatis gjithmonë në maksimum këto ndeshje.

Dua ta ndihmoj ekipin që të shkojë deri në fund të rrugës. Është viti i katërt që marr pjesë në kompeticionet europiane. Kam luajtur në 1/8-at dhe çerekfinalet e Champions League, gjysmëfinale dhe finale në Europa League.

Fitorja ka rëndësi për klubin, futbollistët dhe tifozët. Po punojmë nga fillimi i vitit për situata të caktuara, duhet koha e duhur për të bërë të mundur që konceptet të fiksohen.

Ky është një grup që është përmirësuar shumë, ka punuar gjithmonë shumë. Sevilla? Duhet të japim gjithçka, duhet ta tregojmë se duam më shumë respekt nga ata.

Kemi dëshirë dhe entuziazëm, por më pak eksperiencë se ata. Ata kanë një histori të rëndësishme në këtë kompeticion. Ky është një avantazh për ata. Lojtarët e mi duhet të jenë të qetë. Ka vetëm një mënyrë për t’u bërë pjesë e historisë së klubit, të fitosh. Dhe këto janë raste që mund të mos kthehen”, u shpreh Conte./abcnews.al