Roberto De Zerbi mori pak kohë për të hyrë në zemrat e tifozëve të Brighton dhe për të treguar aftësitë e tij edhe në Premier League.
Ish-trajneri i Sassuolos iu përgjigj në konferencën për shtyp thashethemeve se ai do të merrte stolin e Tottenhamit në vend të Antonio Contes.
“Kam një kontratë të gjatë me Brighton dhe jam i lumtur që punoj këtu, me këta lojtarë. Jam i lumtur me paraqitjet e tyre dhe nuk mund të kërkoj më shumë, është një moment i mrekullueshëm për mua, në punë dhe në jetë. Ne kemi një ëndërr dhe e dimë shumë mirë që duhet të shkruajmë një faqe të re në historinë e klubit, për ne është një sfidë e madhe”, theksoi De Zerbi./ h.ll/abcnews.al