Conte: Nuk e kam kërkuar Dzekon, pezullimi im s’ka pse të apelohet

schedule15:37 - 29 Janar, 2021

schedule 15:37 - 29 Janar, 2021

Trajneri i Interi, Antonio Conte, këmbëngul se nuk e ka kërkuar asnjëherë Edin Dzekon në ekip. Italiani foli pak momente më parë në konferencën e zakonshme një ditë para duelit me Beneventon, ku sigurisht që e vlerësoi kundërshtarin. Tekniku u ndal dhe tek pezullimi i tij si dhe tek situata e Lukakut.

SHKËMBIMI DZEKO-SANCHEZ – “Unë nuk i kam kërkuar asgjë drejtuesve. Kam deklaruar se do të mbështetemi tek lojtarët tanë deri në fund të sezonit. Nuk mund të flas për Dzekon sepse ai është një lojtar i Romës dhe unë e respketoj klubin e tij. Situata është e qartë, askush nuk do të largohet, vetëm në rast se dikush është i pakënaqur.

Nëse do të kemi një shans për të bërë diçka pa shpenzuar para, atëherë përse jo. Ne duhet të punojmë dhe të vazhdojmë të jemi të përqëndruar dhe këtë gjë kërkoj dhe nga Alexis sepse ai është ende një lojtari i joni”.

 

SFIDA ME BENEVENTON – “Ata po bëjnë mirë dhe jam i lumtur për Pippo Inzaghin. Tani fillojnë përballjet e dyta me çdo ekip dhe çdo pikë vlen më shumë tashmë. Të gjithë duhet të jemi të përqëndruar në këtë pjesë të dytë të sezonit. Duhet të bëjmë më shumë dhe të rrisim cilësinë e pasimit të fundit. Krijojmë shumë mundësi për shëni, por duhet të jemi më cinik para portës”.

ERIKSEN – “Në regbi ka lojtarë që vijnë nga stoli për të vendosur sfidën. Shpresojmë që Christian mund të na ndihmojë në situata të ndryshme. Ai mund të jetë një armë shtesë për ne, por një lojtar nuk mund të qëndrojë në fushë vetëm për të goditur faullet”.

 

PEZULLIMI I TIJ – “I kërkova klubit të mos e apelojë vendimin. Duhet t’i pranojmë këto situate. Nëse kjo është ajo që ato vendosë, atëherë do ta pranojmë qoftë e drejtë apo e gabuar. Kam një staf shumë të përgatitur dhe jam i bindur se do të më zëvendësojnë në mënyrë të përsosur”.

DËNIMI I LUKAKUT – “Nuk më intereson nëse hapet një hetim. Unë duhet të bëj punën time. Romelu u ndëshkua me karton të verdhë dhe për këtë arsye do të mungojë në përballjen e ardhshme”, përfundon Conte. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!