Romelu Lukaku, i cili sapo është rikthyer te Chelsea pas një viti në huazim te Roma është një nga emrat e destinuar për të ndezur sërish merkaton.
Napoli që tashmë vetëm pritet ta zyrtarizojë Antonio Conte në krye të pankinës, e konsideron sulmuesin belg si pasues Victor Osimhen, me nigerianin që është i destinuar të largohet këtë verë.
Lukaku dihet se është një nga emrat e preferuar të trajnerit Conte, i cili sipas raportimeve të mediave italiane e ka kontaktuar sulmuesin për t’i komunikuar se dëshiron ta ketë në skuadër te Napoli.
Conte thuhet se ka telefonuar Lukaku dhe i ka thënë se “po e pret në Napoli, por me pesë kilogramë më pak”./ h.ll/abcnews.al