“Conte madhështor, ekipet e tij luajnë bukur. Doja ta merrja te Milani”

schedule18:57 - 13 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 13 Nëntor, 2020

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Monzës, detyrë që e ka mbajtur për shumë vite te Milani, flet rreth Antonio Contes në prononcimin e dhënë për Sky Sport.

Drejtuesi i njohur italian thur elozhe për timonierin e Interit dhe zbulon se ishte gati t’i dhuronte stolin e kuqezinjve, në kohën që punonte te Milani.

 

Galliani gjatë vizitës së sotme në qendrën stërvitore të Interit

Conte është një trajner madhështor dhe skuadrat e tij luajnë një futboll të bukur. Doja ta merrja te Milani, nisëm negociatat por nuk ia dolëm të gjejmë një akord.

Ishte një periudhë jo e mirë dhe Milani po haste vështirësi. Nëse do të ndodhte më parë, do isha në gjendja ta bëja trajner të kuqezinjve. Komplimente Interit që i ka besuar stolin“, deklaron Galliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!