Conte: “Ligësia” ime buron nga humbjet, jo të gjithë lojtarët e kuptojnë

schedule20:38 - 3 Qershor, 2021

schedule 20:38 - 3 Qershor, 2021

Shumëkush nuk e preferon stilin e futbollit që praktikon apo edhe tipin që është, por Antonio Conte është një “luftëtar” dhe fitues. I tillë ka qenë si futbollist, njësoj është edhe si trajner. 51-vjeçari udhëhoqi Interin drejt titullit, trofe që i mungonte klubit prej vitit 2010.

Raporti me klubin zikaltër u ndërpre dhe tekniku leçez është afër transferimit te Tottenham. Për momentin po shijon pushimet, ndërsa për Dazn zbulon se nga i buron gjithë ajo energji, grintë dhe ligësi sportive në aspektin pozitiv.

Unë kam pësuar shumë dëmtime gjatë karrierës si futbollist, por i kam kaluar falë forcës së madhe që kam pasur. Kam thyer gjithçka që mund të thyhej, nga gjunjët e deri te kaviljet. Kjo është arsyeja pse unë nuk trembem nga vështirësitë që has.

 

Kur luante si mesfushor me Juventusin…

Kam kaluar shumë momente të komplikuara dhe jam gati të kaloj edhe të tjera. Si futbollist isha i aftë, kam fituar gjithçka që mund të fitoja. Edhe me kombëtaren e Italisë kam shijuar kënaqësi. Më ka munguar vetëm një trofe i madh. Sa keq, pasi i jemi afruar shumë herë.

Ligësia më buron nga karriera që kam pasur, si futbollist dhe trajner. Kam fituar shumë, por edhe kam humbur shumë. Kur humbet një finale Botërori apo një Europiani në minutën e 89-të si ndaj Francës, apo kur fiton një finale Champions dhe humbet tre të tjera, të mbetet brenda vetes një farë ligësie.

Nuk dëshiron t’i përjetosh më ato momente dhe bën të pamundurën për t’ia transferuar këtë lojtarëve. Ka raste kur hasin vështirësi për ta kuptuar se nga buron kjo ligësi, që e përsëris: vjen nga humbjet dhe jo nga fitoret“, deklaron Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!