Tottenham u mposht dje në mbrëmje nga Milan në San Siro me rezultatin minimal 0-1.
Pas përfundimit të ndeshjes, Antonio Conte analizon humbjen e sfidës së parë të 1/16 në Champions League.
“Ishte një ndeshje intensive, e luajtur në mënyrë të barabartë dhe me ekuilibër të madh. Ne bëmë gabimin që pësuam pas pesë minutash. Ne pamë vështirësi në gjetjen e hapësirave Por ndeshja ishte e balancuar, e vendosur nga një episod. Bravo Milani, tani do ta nisin ndeshjen e radhës në avantazh.”
Conte foli gjithashtu për pritjen jo miqësore që tifozët e Milanit i bënë për shkak të së kaluarës së tij te Juventus dhe Interi.
“Është pjesë e ndeshjes, është pjesë e tifozëve. Duhet të jesh i qetë dhe të pranosh, kjo është gjë normale. Unë kam luajtur dhe drejtuar Juventusin, kam drejtuar Interin, është normale që mund të ketë rivalitete të tilla si ngacmimet që kanë mbetur gjithmonë brenda kufijve të duhur”, është shprehur Conte./ h.ll/abcnews.al