Trajneri aktual i Interit, Antonio Conte, në një intervistë të fundit ka treguar se kush është futbollisti më i mirë që ka stërvitur. Italiani flet me superlativa për mesfushorin e Chelseas, Ngolo Kante, të cilin e quan si një nga personat më pozitivë që ka njohur në jetën e tij.
”Sipas opinionit tim, Kante mund të luajë në çdo pozicion në mesfushë. Ne po flasim për një lojtar të mrekullueshëm, një futbollist të madh. Ai është i mahnitshëm sa herë e ka topin, por të paktë janë ato që luajnë si ai kur nuk e zotërojnë atë”, deklaron Conte për “Sky Sports”.
”Kur ti e ke Ngolon në ekip, mendon se ke një lojtar më shumë në fushë. Mund ta gjesh një buzëqeshje në fytyrën e tij çdo ditë. Është një person shumë pozitiv. Mund të them se Kante është një nga lojtarët më të mirë që kam stërvitur”, mbyll trajneri zikaltër, që e kujton me nostalgji kohën e tij te”Blutë e Londrës”. /abcnews.al


