Një ndër objektivat e Antonio Contes për mesin e fushës është Nemanja Matiç. Trajneri i Interit ka punuar me serbin tek ekipi i Chelsea, aty ku fituan titullin kampion në sezonin 2016-2017. 31-vjeçari u largua më pas drejt Manchester United.
Kontrata me “Djajtë e Kuq” përfundon në fund të këtij sezoni dhe mesfushori nuk i kursen elozhet për trajnerin italian, i cili është një “maniak” i taktikës. Matiç beson fort se Conte do të arrijë suksese te klubi italian dhe është i bindur për diçka të tillë.
“Conte është i çmendur pas futbollit. Ai punon 24 orë dhe analizon lojtarët e tij e ata kundërshtarë. Në aspektin taktik është ndër më të mirët në botë. Skuadrat e tij duhet të vrapojnë me të njëjtin ritëm për 95 minuta. Ai është një profesionist i madh, një ndër trajnerët më të mirë dhe do bëjë gjëra të mëdha me Interin. Jam i sigurt për këtë“, përfundon Matiç. /abcnews.al