Conte deklaron se ka studiuar në SHBA, por në Nju Jork nuk rezulton asnjë e dhënë

schedule10:56 - 22 Maj, 2018

schedule 10:56 - 22 Maj, 2018

Kandidati për kryeministër i Italisë nga Lëvizja me Pesë yje dhe Lega, Xhuzepe Konte, deklaron se ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në univrsitetin e Nju Jorkut nuk rezulton asnjë e dhënë e tij.

Avokat, dhe pedagog në degën e Juridikut, autor i publikimeve të ndryshme në revista juridike në Itali dhe një eksperiencë në komisionin e Konfindustrisë, është ky profili i Xhuzepe Kontes, i propozuar nga Luixhi di Majo e Mateo Salini si kryeministër u qeverisë së drejtuar nga Lëvizja me pesë yje dhe Lega. Por mediat italiane shkruajnë se ka një mister të vogël për sa u përket CV-së së tij ku deklarohet se ka kryer studime juridike në Universitetin e Nju Jorkut në periudhën 2008 – 2012. Por në këtë universitet nuk rezulton asnjë e dhënë për të.

Mishel Tasi një zëdhënëse e universitetit amerikan deklaroi për Nju Jork Tajms se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të pranisë së Kontes në arkiva, as si mësues dhe as si student apo ndjekës kursesh. Gjithsesi sipas saj Konte mund të ketë frekuentuar kurse dy ditore për të cilat nuk ruhen dokumente.

Në CV-në e dorëzuar nga Konte, prej 18 faqesh renditen tituj dhe specializime në universitetet më prestigjioze të planetit nga Jeil, ku Konte ka studiuar në 1992-shin, në universitetin Dukuesn të Pittsburgh po në 1992-shin, në Sorbon të Parisit në vitin 2000 dhe në Kembrixh në 2001-shin. Në CV tregohet dhe për një master për sa i përket të drejtës ndërkombëtare në Vjenë, por në fakt rezulton të jetë vetëm një kurs i gjuhës gjermane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!