“Përmbyset” kalendari për Laçin dhe Partizanin në UEFA Conference League. Kurbinasit, sipas shortit fillestar, duhet të luanin ndeshjen e parë në shtëpi dhe të kthimit në Mal të Zi kundër FK Podgorica.
UEFA ka vendosur të ndryshojë programin fillestar. Takimi i parë do luhet në Mal të Zi, më 6 korrik, kurse i kthimit në “Elbasan Arena”. Ende nuk është vendosur orari, por do të luhet para orës 18:00.
Edhe për Partizanin ka ndryshuar plani, teksa skuadra e Ilir Dajës do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Sfintul George. Tjetrën normalisht në Moldavi. /abcnews.al