Conference League, Duka: Pse do përfitojnë edhe klubet e Superiores

schedule18:28 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 18:28 - 4 Dhjetor, 2020

Conference League nis për herë të parë sezonin e ardhshëm dhe këtë verë tre prej klubeve të Superiores do të marrin pjesë në të, kurse ekipi kampion me eliminimin nga Champions League dhe Europa League do të mund të kalojë në këtë kompeticion të ri, finalja e të cilit do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në video-konferencën e zhvilluar ditën e sotme, u pyet për të mirat që sjell ky kompeticion pwr klubet e Superiores. “Conference League, ku marrin pjesë tre ekipe shqiptare, formati fillestar është me fazë para-eliminatore dhe eliminatore.

Si kompeticion të jep më shumë shanse për të qenë pjesë e grupeve dhe ka më shumë shanse që klubet shqiptare, le të themi, që të luajnë futboll europian deri në fund të dhjetorit.

Klubet tona, ndoshta që në të parin, do të jenë pjesë e grupeve të Conference League dhe të na rikthejnë në atë futbollin europian deri në dhjetor, siç u mësuam me Skënderbeun dikur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!