Është padyshim një ditë e madhe, për skuadrat shqiptare në kualifikueset evropiane.
Pas fitores së Strugës ndaj Pyunik Yerevan, triumfin e kanë arritur edhe kampionët shqiptarë të Malit të Zi, Decic, të cilët fituan transfertën gjeorgjiane të Dinamo Batum, me rezultatin e pastër 2 me 0.
Heroi i skuadrës nga Tuzi ishte Ilir Camaj, me “fantazistin” 28-vjeçar, i cili realizoi një dopietë të shpejtë në minutat 62’ e 66’ vetëm pak sekonda të hyrjes së tij në fushë, duke i siguruar kështu fitoren shokëve të tij.
Kështu, kampionët e Malit të Zi hedhin një hap të sigurtë drejt fazës së tretë kualifikuese të Conference League dhe besohet se sfida e 30 korrikut në Podgoricë do të jetë vetëm një “formalitet” për djemtë nga Tuzi. /i.m /abcnews.al