Conference League/ Ballkani kërkon fitoren në Kazakistan, Legia e Muçit do tre pikët, ja të gjitha ndeshjet e ditës

schedule11:28 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:28 - 9 Nëntor, 2023

Ashtu si Euroa League, edhe Conference League luan mbrëmjen e sotme sfidat e raundit të katërt në grupe.

Astana-Ballkani është ajo që hap këtë raund me takimin që luhet në Kazakistan në orën 16:30. Kampionët e Ilir Dajës do të kërkojnë “hakmarrjen” dhe gjithashtu tre pikët për të qëndruar në lojë për kualifikim.

Në orën 18:45, Legia e Ernest Muçit përballet me Zrinjskin, ku do të kërkojë tre pikët e radhës në mënyrë që të jetë akoma dhe më pranë kualifikimit.

Gjithashtu në fushë zbresin dhe pretendentë si Frankfurt, Fiorentina dhe Aston Villa./ h.ll/abcnews.al