Janë mbyllur edhe 4 takimet e orës 21:00 të Conference, ku janë mësuar edhe katër skuadrat e tjera që kanë prerë biletën për në çerekfinalen e Conference League.
Roma e Marash Kumbullës u ndal në barazim 1-1 nga Vitesse, takim që u luajt në “Olimpico”. Miqtë “shokuan” verdhekuqtë në minutën e 62-të ku Witteg arriti të kalonte në avantazh skuadrën e tij, ndërsa barazimi 1-1 për skuadrën e Jose Mourinhos do të vinte vetëm në minutat e fundit të shtesës nga Abraham, i cili “shpëton” kështu skuadrën e tij nga minutat ekstra, pasi takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar në favor të skuadrës italianë 1-0. Një kualifikim i vuajtur ky për Romën, që tashmë vazhdon rrugëtimin e saj në këtë kompeticion.
Feyenoord arrin të kalojë në çerekfinale, pasi fitoi pa probleme me Partizanin e Beogradit, teksa e mposhti 3-1 në Holandë, ku edhe takimi i parë mes tyre ka përfunduar në favor të holandesve me shifrat 5-2.
PAOK i Enea Mihajt u kualifikua gjithashtu në fazën tjetër të Conference League, pasi mbposhti 2-1 Gent. Sfida e parë mes tyre përfundoi në barazim 1-1.
Edhe Slavia Prague preu biletën për në çerekfinalen e Conference, edhe pse u mposht me rezultatin 4-3 nga Lask, pasi u kualifikua falë rezultatin 4-1 që kishte arritur në takimin e parë mes tyre. /f.a/abcnews.al