Conference/ Bodo/Glimt “macja e zezë” e Romës, nuk fal as Marseille, paqe mes Leicester-PSV

schedule23:18 - 7 Prill, 2022

schedule 23:18 - 7 Prill, 2022

Janë mbyllur edhe 3 ndeshjet e tjera të Conferencë League, ku Bodo/Glimt dhe Maserilla kanë arritur të bëjnë një hap drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni, ndërsa Leicester-PSV ndahet në barazim 0-0.

Bodo/Glimt arriti përsëri të mposhte Romën , me këtë të fundit që regjistron ndeshjen e tretë sezonale pa fitore ndaj kampionëve të Norvegjisë.

Lorenzo Pellegrini kaloi verdhekuqtë në avantazh në fundin e pjesës së parë (43’). Kapiteni kombinoi bukur me armenin Mkhitaryan dhe dërgoi topin në rrjetë, por një gafë e portierit Rui Patricio (56’) i erdhi në ndihmë vendasve. Portugezi nuk e devijoi dot gjuajtjen e Ulrik Saltnes, teksa një minutë përpara fundit Bodo/Glimt gjeti golin e fitores. Hugo Vetlesen u harrua në zonë nga mbrojtja italiane dhe gjuajti me kokë.

Vina devijoi topin aq sa të përfundonte në rrjetë dhe 2-1 për Bodo/Glimt, që në fazën e grupeve në Europa League regjistroi një sukses 6-1 shtëpiak dhe një barazim 2-2. Skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet javën e ardhshme në mitikun “Olimpico”.

Leicester City-PSV e zhvilluar në “King Power Stadium” nuk nxori asnjë fitues. “Dhelprat” insistuan për golin e avantazhit, por nuk ia dolën të çajnë mbrojtjen holandeze.

Në takimin tjetër, Marseille mposhti 2-1 grekët e PAOK-ut. Braziliano Gerson zhbllokoi takimin (13’), duke kaluar Marseille në avantazh. Francezët nuk u ndalën dhe dyfishuan falë eurogolit të Dimitri Payet.

Ekipi mik reagoi dhe shkurtoi diferencën falë golit të Omar El Kaddouri (48’), duke mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit. /f.a/abcnews.al