Como ia “bën vetes” përballë “Emiljanëve”, Bologna siguron barazimin në “frymën e fundit”

schedule17:36 - 14 Shtator, 2024

schedule 17:36 - 14 Shtator, 2024

Ndërtuan çdo gjë me kujdes dhe në fund ia bënë vetes.

Skuadra e Como nuk ia ka dalë as këtë javë të marrë fitoren e parë në Serie A, pavarësisht se ishin vetëm pak minuta larg tre pikëve të shumë lakmuara, teksa janë ndalur në barazimin 2-2, përballë “Kuqebluve” të Bologna.

Të parët e morën avantazhin djemtë e teknikut Cesc Fabregas, të cilët gëzuan fillimisht nga autogoli i mbrojtësit të Bologna, Nicolo Casale e më tej nga goli i Patrick Cutrone, në minutën e 53’-të, duke siguruar avantazhin e dyfishtë, mirëpo jo deri në fund.

Në minutën e 76’-të erdhi edhe kundërpëgjigjja e parë të “Emiljanëve”, më argjentinasin Santiago Castro, i cili gjeti i pari për skuadrën e tij rrugën e rrjetës, ndëra 15 minuta më vonë asistoi për talentin anglez, Samuel Iling Junior për të barazuar shifrat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!