Çomo: Është rritur numri i pacientëve me Covid në spitale, pjesa më e madhe të pavaksinuar

schedule11:27 - 6 Korrik, 2022

schedule 11:27 - 6 Korrik, 2022

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka thënë se është rritur numri i të sëmurëve me Covid që kërkojnë ndihmë në spitale.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të ekspertëve, Çomo tha se pjesa më e madhe e pacientëve janë të pavaksinuar.

“Në javët e para të muajit qershor kishim ulje të numrit të pacientëve në spitale. Në dy javët e fundit shohim shtim të numrit të pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë. Së paku 5-6 pacientë në ditë. Janë persona të pavaksinuar, me vaksinë të lënë në mes dhe ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Doza e tretë është e domosdoshme. Temperaturat e larta s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, është shtuar numri. Mbi 62 vjeç është mosha më e prekur, por ka edhe mosha të reja”, tha Çomo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!