Commisso: Ribery më ka lënë pa fjalë, të gjithë na e kanë zili

schedule09:12 - 4 Tetor, 2019

schedule 09:12 - 4 Tetor, 2019

Rocco Commisso është kthyer shumë shpejt në idhullin dhe shpresën e tifozëve të Fiorentinës. Manjati italo-amerikan mori drejtimin e klubit nga Firence dhe filloi menjëherë nga puna.

Ardhja e Franck Ribery i befasoi të gjithë. Chiesa qëndroi në ekip dhe përforcimet e merkatos po fillojnë të japin frytet e veta. Të rinjtë e talentuar nuk mungojnë, ashtu si edhe loja e bukur e ekipit të Montellës.

Fiorentina ishte e pafat në ndeshjet e para, por kthesa në rezultate ka ardhur. Fitorja e fundit përballë Milanit i ka entuziazmuar të gjithë, madje edhe presidentin Comisso. Ky i fundit komenton afrimin e Ribery dhe tregon se çfarë e ka surprizuar nga kampioni francez në një prononcim për Rai RadioUno.

“Ribery ishte një goditje e madhe dhe të gjithë na e kanë zili. Nuk do e kisha besuar kurrë që një 36-vjeçar të ishte kaq i aftë. Ai është demonstrimi i asaj që mund të arrihet akoma kur vendoset zemra në fushë”, thekson kreu i Fiorentinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!