Nën kryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka deklaruar në “Real Story” se Rithemeli u bashkua me Partinë Socialiste. Ndërsa, analistja, Brisida Gjikondi, i është kthyer duke i thënë se Partia Demokratike është bashkuar me Edi Ramën, duke bërë qeverisje të përbashkët Basha-Rama.
“Unë mendoj që lëvizjen që keni bërë sot ju, ose krahu që ju përfaqësoni, ju vazhdoni të keni axhendën tuaj si krahu i Bashës, ju bëni kurban çështjet kombëtare për çështjet tuaja personale. Edhe po faktorizoheni. Në këtë katrahurë që është opozita shqiptare.
Ju jeni gjithë kohën i kompleksuar nga Berisha dhe doni të faktorizoheni duke sulmuar Ramën. Ju akoma jeni te mbijetesa. Sot thatë që Rithemeli u bashkua me Ramën dhe ju u bashkuat në qeverisje me Ramën për të mirën e Shqipërisë. Keni bërë qeverisje të përbashkët Basha-Rama”, tha Gjikondi.
“Sot ka ndodhur kjo në Kuvend, është rrëzuar mundësia e një deputeti për t’i kërkuar interpelancë kryeministrit”, tha Çollaku./abcnews.al