Collaku: Europiani në Francë ka mbaruar, tani të jemi realistë!

schedule23:36 - 14 Nëntor, 2019

schedule 23:36 - 14 Nëntor, 2019

Kreshnik Collaku, anëtar kryesie i PD-së, i ftuar në studiot e ABC News në emisionin “Pressing”, foli për kombëtaren e Shqipërisë dhe ndeshjen kundër Andorrës. Në fjalën e tij, Collaku tha:

“Ka një situatë që duhet ta shikojmë më me qetësi. U kualifikuam në Europian dhe ishte një arritje magjike, por tani duhet të të jemi realistë. Që pas Europianit në Francë, u ndamë në dy kombëtare, në ato tonën dhe të Kosovës.

Marrim ndonjë rezultat tek-tuk dhe ngrihemi në piedestal. Për mua ishte fatale ndarja e dy kombëtareve. Pritshmëria jonë nga Shqipëria në Europian, barazojmë me Andorrën. Realisht, kontigjentet janë ndarë. Dy kombëtaret kanë pësuar ekipin tonë përfaqësues”./abcnews.al