Colella: Kur pëson gjashtë gola është problemi te ne

schedule16:02 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:02 - 29 Nëntor, 2020

Apolonia pësoi humbjen e radhës ditën e sotme ndaj Laçit, me kurbinasit, që nuk u kursyen aspak, duke triumfuar me shifrat shpërfytyruese 6-1. Kjo humbje ishte e treta të pesë ndeshjet e para të Superiores, teksa fitorja është ende kënaqësi e panjohur. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i Apolonisë, italiani Giovanni Colella.

“Them se jemi ne që kemi kufij në të përballurit e sfidave, po luanim mirë në pjesën e parë dhe 2-1 është rezultat i kthyeshëm. Por të pësosh gjashtë gola, problemi është te ne. Jemi një skuadër shumë e thjeshtë dhe të pësosh gjashtë gola duhet të gjejmë problemin te vetja.

Nga fusha goli i Nwabuese duket pozicion jashtë loje, në këtë pamje është e vështirë ta gjykosh. Por më pas pësuam edhe katër gola të tjerë dhe në fund nuk kemi ç’themi për gjyqtarin. Ishte diferencë e jashtëzakonshme në pjesën e parë dhe të dytë. Sikur ishin dy ekipe në fushë”, tha tekniku i Apolonisë. /abcnews.al